Dita e marët është dita kur qytetarët e Gostivarit mund ti drejtohen kryetarit të komunës Arben Taravari. Siç u paralajmrua, nga dita e premte e javës së kaluar ka filluar aplikimi i një metode të re komunikimi “Përshëndetje Taravari”, model ky komunikimi që fillimisht u aplikua në Ministrinë e Shëndetësisë në kohën kur këtë ministri e drejtonte kryetari aktual i Gostivarit, Arben Taravari, shkruan Zhurnal.mk

“Përshëndetje Taravari” ju mundëson qytetarëve, që nëmpërmjet mesazheve elektronike në на “ëhatsapp” и “Viber”, të mund ti drejtohen kryetarit të komunës për çfarë do lloj ide, sugjerimi, mirënjoheje apo vërejtje, tentim për korrupsion dhe forma tjera të parregullësive në pushtetin lokal në Gostivar, informon Zhurnal.mk

“Në ueb-faqen zyrtare të komunës së Gostivarit është vendosur një baner me numri i telefonit 070 85 80 05, në të cilin qytetarët do të mund të komunikojnë direkt me kryetarin e Gostivarit, Arben Taravari”, thonë nga shërbimi për informim i Komunës së Gostivarit.