Irfan dhe Marionka Ushtelenca janë në martesë mbi 50 vite, ai është shqiptarë e ajo maqedonase, theksojnë se tensionet në shoqëri nuk i kanë përcjellur në familje, në Dibër vlejnë si një shembull për bashkëjetesë e tolerancë fetare e ndëretnike.

Në Dibër të rralla janë martesat mes maqedonasve dhe shqiptarëve por ato si në të kaluarën dhe sot janë martesa stabile të cilat janë dhe shembull i mirë për bashkëjetesë dhe tolerancë. Edhe krahas asaj kur në periudha të caktuara në vend ka pasur tensione ndëretnike dhe ndërfetare, këto martesa i kanë përballuar ato probleme.

Irfan dhe Marionka Ushtelenca janë në martesë mbi 5 dekada, ato thonë se kanë martesë stabile, që të du si të rinjë janë njohur si student në vitet e 60 dhe akoma sot jetojnë të lumtur.

“Në fillim kur erdha në Dibër si nuse e re në familjen e bashkëshortit tim Irfan Ushtelenca jo të thom se jam pritur mirë por shkëlqyeshëm, edhe nga familja e tij më e gjerë, si një maqedonase u pranova nga gjithë familja e tij por edhe nga Dibra, për pak kohë mësova gjuhën shqipe dhe për pak u punësova në një organizatë ku duheshin të dy gjuhët, edhe në punë më kanë respektuar shumë, unë me shembullin tim mendoj se kam sjellë shumë në tolerancën ndëretnike dh ndërfetare”, thekson Marionka.

Edhe pse Irfani është mësues në pension, pranon se dashuria nuk njeh kufi, kemi famillje të shkëlqyer thekson ai.

“Dashuria nuk njeh kufi, jemi dashur dhe jemi marrë, nuk kemi pasur probleme me familjen dhe tash kemi familje të mrekullueshme, kemi tre fëmijë të shkolluar, vajza është doktor shkence”, thotë Irfani.

“Ajo që ka ndodhur jashtë tek ne nuk ka reflektuar, madje në familjen tonë ka pasur shumë stabilitet”, sqaron Irfan Ushtelenca./Rel