Pas gati 22 vitesh paqe në Nagorno Karabah përseri janë përleshur ushtria armene dhe ajo e Azerbajxhanit.

Informacionet më të reja nga terreni thonë se në republikën e papranuar ndërkombëtarisht edhe me tej po vazhdojnë përleshjet, si dhe po dëgjohen të shtëna që vijnë nga kufiri me Azerbajxhanin, transmeton Indeksonline.

Armenia dhe Azerbajxhani e kanë fajësuar njëra tjetrën për provokim që ka ardhur më pas edhe deri te përleshja e armatosur.

18 ushtarë armën janë vrarë në luftimet me ushtrinë azere në Nargorno Karabah, ka deklaruar presidentin armen, Serzh Sarkisijan.

“Nga ana jonë janë vrarë 18 ushtarë, derisa 35 janë plagosur”, ka thënë ai në një lidhje drejtpërdrejt ku i është drejtuar popullit, duke mos specifikuar nëse ata u kanë takuar forcave separatiste në Nagorno… të cilin Jerevani e mbështetë.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit ka njoftuar se në këto përleshje janë vrarë 12 ushtarë të tyre dhe se është rrezuar edhe një helikopter ushtarak.

Rajoni Nagorno-Karabah shtrihet brenda territorit të Azerbajxhanit, por është nën kontroll të armenëve etnikë.