Grejpfruti është një frutë me shumë vlera.

Në treg ka disa lloje të këtij fruti, por me i rekomanduari është grejpfruti i kuq. Është fjala për një shartim me portokallin që shumë shpejt, mendohet se do të fitojë statusin e një specie në vete.

Por më mirë le të shohim avantazhet e këtij fruti në lidhje me shëndetin tonë.

Kështu është konstatuar se ai shërben mirë kundër diabetit, kolesterolit, obesitetit dhe shumë sëmundjeve tjera që lidhen me sistemin kardiovaskular.

Grejpfruti ka shumë pak kalori, vetëm 26 kkal për 100 gr produkt, prandaj është tejet i dobishëm për ata që duan të humbin peshën e tepërt.

Njëkohësisht, ai është shumë i pasur me kalium dhe mjafton një frutë i plotë në ditë për të përmbushur 78% të nevojave për këtë mineral të nevojshëm për organizmin.

Ul rrezikut nga diabet

Është provuar se fundmi se në përmbajtje të tij është një substancë, neringenina, që është përgjegjëse për reduktimin e yndyrave në mëlçi, por veç kësaj ajo rrit edhe ndjeshmërinë ndaj insulinës, e cila nga ana e saj rregullon përqendrimin e sheqernave në gjak.

Pastron enët e gjakut nga yndyrat. Studimet kanë provuar se mjafton një frutë në ditë për të ulur deri ne 20 për qind nivelin e kolesterolit të keq LDL. Shmang ndjenjën e urisë.

Për këtë arsye, fruti, por më mirë akoma lëngu i tij është pjesë në shumë receta diedike. Ndihmon ne rregullimin e përpunimit të sheqernave në organizëm duke e bërë më të vështirë transformimin e tij në yndyrë.

Kjo bën që pesha juaj të reduktohet ndjeshëm qysh pas vetëm një jave nga fillimi i konsumimit të tij.