Në fshatin Korishë në Prizren, janë arrestuar pesë persona pasi pas një mosmarrëveshje të mëhershme kanë rrahur një mashkull, e më pas njëri prej tyre edhe dy policë.

Të njëjtit i kanë dëmtuar edhe xhamat e veturës Audi me targa vendore personit me të cilin më herët kishin pasur mosmarrëveshje.

Por me të arritur policia, njëri prej tyre ka sulmuar e ofenduar edhe dy zyrtarë policorë.

Lëndime trupore kanë pësuar viktima dhe një zyrtar policor të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Ndërsa me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen ne mbajtje.