Pesë persona kanë humbur jetën dhe dhjetë të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i sotëm në Ankara të Turqisë, njoftoi guvernatori i Ankarasë, Mehmet Këllëçllar.

Shpërthimi ka ndodhur në rrugën Merasim afër bulevardit Inony, ku është sulmuar një autobus i cili transportonte disa suhtarë.

Sipas guvernatorit, dyshohet që sulmi të jetë kryer me automobil bombë.

Nga ana tjetër, ministri i Pylltarisë Vejsel Erogllu deklaroi se ekzistojnë indikacione se sulmi është kryer nga ndonjë organizatë terroriste.