Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka njoftuar se Prokuroria Speciale Publike nuk duhet t’i merr në kompetenca e saj rastin “Maxhar Telekom”, lëndën kundër Zoran Vershuevskit dhe lëndën kundër djalit të tij, sepse siç theksohet, nuk janë të lidhura, e as që dalin nga përmbajtja e ndjekjeve të paligjshme të komunikimeve. Për këtë shkak, siç theksohet në njoftimin, Prokuroria e Shkupit, ka kërkuar që Këshilli i prokurorëve publik të vendos se si do të veproj në lidhje me kërkesën.

“Prokuroria publike Shkup vlerëson se lëndët që kërkohen nuk janë të lidhura, e as që dalin nga ndjekja e paligjshme e komunikimeve, dhe nga këtu kërkesat e Prokurorisë Publike Speciale nuk është në përputhje me Ligjin, si dhe me këtë kërkesë janë tejkaluar autorizimet që me ligji i takojnë prokurorit publik”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shkupit.