Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë Shqipërinë janë shënuar pesë vatra zjarri.

Sipas Emergjencave Civile, në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 75 punonjës zjarrfikës, 9 automjete zjarrfikëse,60 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, rreth 60 punonjës të Pyjores e të bashkive, të mbështetur edhe nga helikopterë.