Disa ditë më parë pësoj një atak dhe gjendja e tij dukej e rëndë. Por sot ka ardhur lajmi i hidhur dhe Rai Uilkins nuk ia ka dalë dot. Ai ka ndërruar jetën ditën e sotme në moshën 61 vjeçare.

Përveç gruas Xheki dhe dy fëmijëve ai la pas edhe një karrierë të pasur me Çelsin, Mançester Junajtid dhe Milan. Gjithashtu Uilkins ka zhvilluar edhe 86 ndeshje me kombëtaren e Anglisë, ku për disa ndeshje mbajti edhe shiritin e kapitenit.