Pamjet e kamerave të sigurisë e tregojnë momentin e tmerrshëm kur ekskavatori lëvizë me shpejtësi dhe e godet për muri.

Daividas Rupeika është paraqitur në një gjykatë të Londrës, nën akuzën se lëndoi rëndë kolegun në vendin e tij të punës, transmeton Telegrafi.

I dyshuari ka mohuar se ka bërë diçka të qëllimshme, ndërsa u betua se me viktimën kishte pasur gjithmonë marrëdhënie të mira.

Zyrtarët për Shëndetësi dhe Siguri, pretendojnë se Rupeika ‘nuk u përshtat me rregullat e punës, ndërsa vuri në rrezik jetën e tij dhe të kolegut, teksa manovronte makinën pa kontroll’. Shtuar këtu, se ai fillimisht u ndesh me një ekskavator tjetër.

Gjatë një gjykimi prej pesë ditësh, Rupeika u shpall fajtor për dy akuza dhe u dënua me gjashtë muaj burg, të shndërruar në dy vjet me kusht. Pos kësaj, detyrohet edhe 40 orë punë pa pagesë për komunitetin dhe 500 euro gjobë.