Komisari për të drejta të njeriut të Këshillit të Evropës, mandati gjashtëvjeçar i të cilit përfundoi në prill, në intervistë për MIA-n e jep vlerësimin e tij për gjendjen me të drejtat e njeriut në Maqedoni, me theks të veçantë ndaj çështjeve etnike.

Muizhnieks me këtë rast e përshëndeti transferin paqësor të pushtetit vitin e kaluar.

“Kjo është punë jashtëzakonisht pozitive. Ka ekzistuar shqetësim se kjo ndoshta nuk do të mund të ndodh. Të gjithë u lehtësuan. Dhe që nuk keni llogari masive, që të gjithë njerëzit nga pushteti i kaluar nuk janë futur në burgje, sepse një herë kur do të fillojë cikli i këtillë, vështirë ndalon.

Muizhinieks i cili nga fundi i janarit e vizitoi Maqedoninë, thotë se ka fituar përshtypje se është zvogëluar presioni mbi mediat dhe organizatat joqeveritare, duke e quajtur situatën “bazë të mirë demokratike”.

Ai megjithatë shprehu shqetësim për ndarje etnike, sidomos në shkolla dhe mungesë të interaksionit mes komuniteteve.

“Ajo që më shqetëson është që ndarja në nivel lokal, në shkolla është thelluar, kjo më shqetëson. Është me rëndësi të ketë arsim inkluziv. Duhet të siguroni mundësi që të mësohen gjuhët tjera nga mosha e hershme, e jo nga klasa e katërt”, tha Muizhnieks.

Ai tha se ka qenë i befasuar sa pak diskutime ka për atë si nëpër shkolla duhet të ligjërohet konflikti (nga viti 2001 e këtej). Pse fëmijët shkojnë në shkolla të ndryshme? Pse është kaq kontroverse që kjo parti të jetë në pushtet, e jo tjetra? Si i mësoni fëmijët tuaj?

“Nëse nuk i mësoni në shkolla, do të mësojnë në mënyrë tjetër, nga detyrat e shtëpisë, nga miq, duhet të keni diskutim. Mund të jetë vështirë që të arrihet konsensus i plotë. Por duhet të keni diskutim në frymë të respektit të ndërsjellë për këtë.

I pyetur për ndjeshmërinë e ligjit për gjuhë, Muizhnieks rekomandon që të merret mendim nga Komisioni i Venecies, por edhe të kërkohet ndihmë nga shtete tjera me përvoja të ngjashme.