Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) përmes rrejteve sociale sot ka njoftuar se grupi i dytë i besimtarëve ende nuk është nisur për në haxh. Kjo pasi avioni që ishte destinuar që të vinte në Prishtinë për t’i marrë besimtarët e t’i dërgonte në Mekë ka pësuar defekt teknik.

Besimtarët myslimanë gjenden në aeroportin “Adem Jashari”.

“Drejtoria e Haxhit është në komunikim të vazhdueshëm me kompaninë e kontraktuar “Jordan Aviation” që sa më parë të gjejë zgjidhje për nisjen e besimtarëve drejt destinacionit të tyre”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, për të realizuar Haxhin, besimtarët këtë vit kanë paguar 5.700 euro.