Shkupin nuk e vrau natyra, Shkupin e vrau budallallëku i një njeriu.

I shoh fotografitë nga Shkupi pas tërmetit. Nuk e njoh atë qytet. I di vetëm rrëfimet, të cilat si mit rrëfehen nga shkupjanët.

Tërmeti shënoi dy përfundime dhe një fillim të ri.

Përfundim për mijëra bashkëqytetar tanë. Jetë të ndërprera, të ardhme, ëndrra. Për këtë arsye edhe e përkujtojmë këtë ditë, në përkujtim të atyre njerëzve.

Tërmeti ishte përfundimi i një rinie. I huaj, mirëpo megjithatë i joni. Shkupjan. Përfundim për një mënyrë jetese. Për atë jetesë flasin mitet.

Por, njëkohësisht ajo ishte edhe një nismë e re. Nismë e Shkupit të cilën shumica e njohim. Nisën që të rrëfejnë një tregim të ri, mite të reja.