Filip Petrovski, ish-funksionar i OBRM-PDUKM-së, ka reaguar ndaj liderit të kësaj partie politike, Hristijan Mickoski, i cili ka deklaruar se ka çfarë të mësojë nga Ali Ahmeti.

Sipas Petrovskit, një deklaratë e këtillë është e barazvlefshme me vetëvrasje, pasi që Ahmeti është terrorist që me luftë e ka ndryshuar thelbin e Maqedonisë.

Në këtë reagim, Petrovski e bën fajtor Ali Ahmetin për gjoja përzënien e maqedonasve nga Haraçina, djege kishash, pushtim territoresh të pastërta maqedonase, dhe se për të mësuar nga Ahmeti, duhet të mësohet gjuha shqipe.

Më tej, Petrovski konsideron se kjo paraqet një diletantizëm të paparë.