Pistoleta zyrtare e Goran Gjrujevskit, i cili është në arrati është kthyer mbrëmë, ka njoftuar sot në konferencë për shtyp ministri i brendshëm, Oliver Spasovski.

Ministria e ka bërë detyrën e saj dhe po hulumton vendndodhjen e tyre, por për shkak të fshehtësisë të procedurës nuk mund teë njoftojmë opinionin, ka thënë Spasovski.

Të arratisurit, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski janë ndër të dyshuarit kryesorë në lëndët e Prokurorisë Speciale Publike që kanë të bëjnë me keqpërdorimin e pozitave zyrtare nga zyrtarë të qeverisjes së kaluar.