Në Shkup në bulevardin ‘Aradhet partizane’ mbrëmë janë kryer tre plaçkitje ndaj minorentëve. Persona të panjohur kanë sulmuar dy minorentë nga Resja dhe Druogva dhe një person nga Shkupi, përcjell Fol.

Derisa kanë pritur autobus, u janë afruar tre persona të panjohur të moshës rreth 20 vjeç, të dytë kanë nxjerrë thikë dhe me kërcënim u kanë kërkuar t’u japin gjithçka që kanë me vete, me ç’rast A.M. ka nxjerrë 300 denarë të cilat i ka pasur me vete dhe ua ka dhënë, ndërsa M.B. e kanë kapur për fyti dhe e kanë goditur me grushta në kokë, me ç’rast kanë ikur.

Rasti është denoncuar në polici. Policia ka marrë masa për zbardhjen e rastit dhe gjetjen e personave. /Fol/