Përmes një kontrolli të përbashkët në kalimin kufitar ‘Bogorodcia’ në mbrëmje janë zbuluar 13 emigrantë në Strumicë, përcjell Fol.

MPB informon se mbrëmë rreth orës 20:00, në afërsi të pompës së benzinës në drejtim të fshatit Udovë janë vërejtur dy automjete dyshuese, me targa regjistrimi të Shtipit.

Gjatë kontrollit në automjetin Ford Mondeo janë gjetur 10 emigrantë dhe tre po në atë zonë. Ata janë dërguar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme. /Fol/