2017-ta, ishte viti i cili u karakterizua si vit i “reformave” dhe pritjeve të qytetarëve se këto reforma do të stabizliojnë vendin politikisht, ekonomikisht dhe do të hapin rrugë integrimeve euro-atlantike, shkruan Zhurnal.

Në suaza të të këtyre pretendimeve edhe kuadri gjoja më i “suksesshëm” i selisë blu, Bujar Osmani i cili u emërua si zëvendës-kryeministër për Çështje evropiane dhe u paraqit para opinionit me planin e tij famoz 3-6-9 i cili plan do e shpie vendin më shpejt drejt BE-së dhe NATO-së.

Ai madje filloi në stilin e ish-kryeministrit Gruevski të paraqitet edhe me disa video javore gjoja për punën e “madhe” që na bën për të na afruar më afër BE-së dhe NATO-së. Analistë të ndryshëm thonin se Osmani po kopijon kryeministrin Rama me video paraqitjet e tij javore e disa të tjerë thonin se nuk pritet asgjë nga ai përveç demagogjisë.

Ai sipas tyre, gënjeu shqiptarët edhe njëherë kur deklaroi se ligji për gjuhën shqipe do të miratohet me siglën e BE-së, ndërsa vetë evro-komisari Han tha se ligji për gjuhët nuk është prioritet për BE-në.

Edhe pse 3 dhe 6 nga 3-6-9 e famëshme po tejkalojnë, përveç fjalëve të thëna haxhi Bujari nuk realizoi asgjë në praktikë, me të cilin do na bindëte se vendi është vënë në binare të sigurta drejt BE-së.

Tanimë kur afatet janë tejkaluar, 3-shi dhe 6-ta poashtu nuk kanë dhënë asnjë rezultat shumicës parlamentare i ka ngelur shumë pak kohë për të miratuar reformat e domosdoshme që dalin nga plani 6-6-9 i haxhi Bujarit. Agjendë kjo që vështirë se mund të realizohet pa ndihmën e faktoritë ndërkombëtarë Brukselit e Uashingtonit.

Për tu realizuar ajo që shkruan në tefterin e haxhi Bujarit duhet shumë punë, vështirësi më të madhe paraqet mungesa e numrave në Qeverinë Zaev.

Ky plan është vështirë të jetësohet pa konsenzusin e opozitës dhe pa një presion të faktorit ndërkombëtare. është shumë e vështirë që në tre muajt e parë do të përfundojnë të gjitha reformat qeveritare dhe të miratohet të gjitha ligjet që janë paralajmëruar.

Edhe Instituti për demokraci “Societas Civilis” – Shkup, në raportin e saj mbi Planin 3-6-9 të tilluar “Gara e 3, 6 dhe 9 me pengesa, shfaqë një dimenzion tjetër në vëzhgimin e zbatimit të tre muajve të parë të Planit 3-6-9, nëntor 2017” si dhe vlerëson se gjendja reale në bazë të metodologjisë për vëzhgim të implementimit të Planit 3-6-9 u vërtetua se nga gjithësej 73 aktivitete, 41% nga aktivitetet janë përmbushur, 16% janë aktivitetet janë përmbushur pjesërisht, 14% nuk janë përmbushur, ndërsa 29% nga aktivitetet janë të pamatshme.

Zv/kryeministri Bujar Osmani, gjegjësishtë Sekretariati të cilin a’i e drejton për çështje Europiane (SÇP), nuk ka shfaqur ndonjë seriozitet, dhe përkushtim të madhë për ti dhënë epilog përfundimtar me këtë skicë të reformave, por edhe si kërkesa dhe nevoja të mëhershme të shqiptarëve në Maqedoni por edhe si përkushtim i BDI-së.

Përndryshe, plani parasheh miratimi e shumë ligjeve që kanë të bëjnë me gjyqësinë, administratën dhe një sërë ligjesh tjera të kërkuara nga Komisioni Evropian./Zhurnal.mk