Përplasje në BDI pas propozimit që Ziadin Sela i bëri kryministrit Zaev  që të themeloj një ministri për Byrek dhe postin e   zv.kryeministrit për shpërndarjen e  byrekut tia  jap BDI-së.

Menjëherë pas këtij propozimi  kanë filluar përplasjet  në BDI se kush do të jetë zv ministri i shpërndarjes së byrekut.  Më të  zëshmit  në këtë garë të brendshme mësohet të ishte deputeti   i BDI-së Artan Grubi  i cili supozohet se këtë post  nëse nuk e mban vetë  ia ka premtuar  Nevzat  Bejtës  i cili edhe duket  si favorit  pasi që ka ngel pa punë dhe për momentin e rrëndon buxhetin e partisë, pas humbjes  në Gostivar. Supozohet   se ai  din edhe të gatuaj byrekun mbase parashihet që në të ardhmen ky dikaster të zgjerojë veprimtarine nga distribuimi i burekut të kalohet edhe në gatimin e tij .Megjithatë z Grubi , kur është në pyetje Byreku ai  ka një përparesi se eshte i shkathët në ecje dhe supozohet se do beje shërbim efikas. Gara mbetet e hapur , megjithëse eksiston droja që në këtë garë mos involvohet  z  Vesel Memedi, sepse ai mund ti prish llogaritë Artan Grubit kur dihet se ai është  adhurues i flaktë kryeplakut dhe  fjala e tij  peshon rëndë te kryetari i partisë së z Grubi.