Hapja e debatit mbi detajet e platformës politike do të çonte në uljen e tensioneve në vend dhe do të qartësonte dilemat se vallë dokumenti shpie apo jo në prishjen e sistemit unitar të shtetit, vlerëson analisti Petar Arsovski.

Sipas tij nuk do të duhet të pranohet apo refuzohet diçka pa u debatuar nga të gjithë faktorët politik përfshi këtu edhe sektorin civil.

“Të gjitha partitë politike do të duhet të hapin debat, çfarë do të dalë nga ai debat do të shohim por gjithsesi se nuk duhet që asgjë paraprakisht të hidhet poshtë si në një shoqëri jo të civilizuar, pa u biseduar për këtë çështje. Në debat do të duhet të përshihen partitë e platformës por edhe opinion më i gjërë, sektori joqeveritar, partitë politike. Nga dialogu nuk humbet asgjë. Çdo lloj debate do të mund të ndikonte vetëm në uljen e tensioneve dhe përmirësimin e situatës. Situate mund të përkeqësohet vetëm në rast se ne diçka refuzojmë apo pranojmë pa e debatuar fare”, shprehet analisti Petar Arsovski.

Ditë më parë edhe ish zëvendës ministrja e punëve të jashtme të Shqipërisë Edit Harxhi duke kritikuar faktorin politik shqipatrë tha se do të duhet të zbardhen në letër detajet e marrëveshjes së arritur midis partive shqiptare dhe LSDM-së.

Sipas Harxhit kjo do të ishte në të mirën e qytetarëve të Maqedonisë dhe rajonit.

“Kemi vënë re edhe një problem në krahun e partive politike shqiptare në Maqedoni në të njëjtën kohë, sepse shohë një mungesë transparence, transparencë në lidhje me marrëveshjen e arritur me LSDM-në. Ende nuk është bërë publike e shkruar e zeza mbi të bardhë, se cilat janë pikat se cilat janë marrë vesh palët në tryezë me zotin Zoran Zaev dhe me LSDM-në në këtë rast midis partive shqiptare dhe LSDM-së. Mendoj që kjo I vlen shumë popullit shqiptarë në Maqedoni, I vlen shumë Maqedonisë në përgjithësi por edhe gjithë aktorëve të tjerë rajonal të cilët janë shumë të rëndësishëm në këtë proces por edhe BE-në dhe SHBA-të”, shprehet ish zv/ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë, Edit Harxhi.

Me hapjen e debatit për shum çështje që ndër vite janë ngritur nga shqiptarët, e që janë pjesë e deklaratës së përbashkët të partive shqiptare pajtohet edhe lideri socialdemokrat Zaev, por partia e Gruevskit VMRO-DPMNE vazhdon të kundërshtoj me çdo kusht këtë deklaratë, duke e quajtur platforma tiranase.