Sot në Gjykatën Penale do të mbahen dy seanca gjyqësore për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike “Trust” dhe “Tarifa”, njofton Portalb.mk.

Në “Trust” i dyshuari i parë është biznesmeni Sead Koçan, si dhe dy persona fizik dhe tre juridik, në mesin e të cilëve janë udhëheqësit e ndërmarrjeve “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato”, për pjesëmarrje në tenderin e Elektranave të Maqedonisë.

Në rend janë dëshmitë e palës mbrojtëse, pas së cilës pritet fjalët përfundimtare dhe vendimi.

Sipas akuzës, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë kurdisur tender në ELEM me vlerë prej 17 milionë euro.