Kalime masive nga VMRO-DPMNE në VMRO-Popullore të udhëhequr nga Lubço Georgievski, ish-themeluesi i partisë që tani drejtohet nga Nikolla Gruevski, dhe i cili u detyrua të formojë Populloren.

Ditëve të fundit 150 anëtarë të partisë së Gruevskit në Ohër kanë kaluar tek Popullorja e Georgievskit. Lajmi është bërë i ditur nga VMRO-Popullore, nga ku është thënë se ditëve të ardhshme do të ketë edhe kalime të tjera. Kryetari i VMRO-Popullore në Ohër, Vanço Kostoski theksoi se ditëve të fundit ka kalime masive. “Kemi kthim të anëtarësisë, pasi që ne jemi VMRO e vërtetë. Jemi duke formuar komitetet vendore të partisë dhe fuqizimin e saj”, theksoi Kostoski.

Nga ana tjetër, përbrenda VMRO-DPMNE ka nisur edhe Lëvizja për reforma, e cila kërkon largimin e Gruevskit dhe reforma të thella në parti, duke përfshirë edhe kursin e saj dhe shmangien nga izolimi. (INA)