Kandidati i ASH-së nga Tetova Adnan Neziri dje në fshatin Reçicë e Madhe ka premtuar që do bëj çmos që të largohen kazinot dhe lojërat e fatit nga qyteti. Ai theksoi se në qytet ka një numër të madh të kazinove dhe se rinia nga dëshpërimi i papunsisë së tepërt i frekuenton të njëjtat. Ndërsa e njëjta gjë mundëson që të rriten vjedhjet e gjë sendeve në qytet dhe punët tjera ilegale.

Andaj ai premtoi se së bashku me ekipin atij, këtë problem i cili edhe pse i përket pushtetit qendror do e zgjidh nëpërmjet atij lokal. Ai theksoi se nëse është nevoja do të bëjnë edhe referendume apo qoftë edhe protestë që këto kazino të largohen dhe rinia jonë të shpëtojë duke u kthyer në rrugën e arsimimit./tetovajone.com