Yellowstone, parku nacional amerikan, i cili gjendet në mes të shteteve federale Uajoming, Ajdaho dhe Montana, shtrihet në 8.987 kilometra katrorë, dhe është parku më i vjetër dhe më i njohur nacional në botë. Natyra e tij është mahnitëse, por ajo çfarë fshihet nën sipërfaqe të tij shkakton frikë. Yellowstone “është ulur” në maje të një super vullkani!

Aktiviteti i këtij super vullkan është i dukshëm nga avuj dhe ujëra të vluara të cilat dalin nga gejzerët e Yellowstone’it.

Por ka edhe tërmete. Sivjet, vetëm brenda një jave, prej 12 deri 19 korrik, toka e Yellowstone’it u dridh madje 464 herë. Edhe pse bëhet fjalë për dridhje të dobëta, me fuqi më pak se 1 shkallë, për disa shkencëtarë kjo është zile për alarm, transmeton gazetametro.net.

Super vullkanet janë vullkane erupsionet e të cilëve kanë prodhuar llavë e cila i ka mbuluar më tepër se 1.000 kilometra kub sipërfaqe. Në SHBA ekzistojnë tre të këtij lloji, por ka edhe në Indonezi, Zelandë të Re, Japoni e madje edhe afër nesh, në Itali.

Analizat gjeologjike tregojnë se magma mund t’i mbushë “dhomat” në vullkanin e Yellowstone’it aq shpejtë saqë ai mund të shpërthejë deri në vitin 2030.

Por, edhe nëse parashikohet data e saktë e erupsionit, nuk do të mund të shpëtojë planeti. Erupsioni do të kishte krijuar dëme të mëdha. Super vullkani i kalibrit të Yellowstone ka fuqi të “vjellë” 1.000 kilometra kub hi dhe gurë.

Përveç që e kishte mbuluar gjithë tokën e kontinentit amerikan, do të kishte krijuar rreth tokës një mbështjellëse që nuk kishte lejuar depërtimin e diellit, gjë që do ta qonte planetin tonë në dimër vullkanik dhe temperatura dukshëm ishte ulur. Avujt helmues me përbërje të dyoksidit të sulfurit të cilët do të shpërndaheshin do të shkaktonin shira acidike. E gjithë kjo do të zgjaste me vite…

Tani për tani mund vetëm të shpresojmë se këto shenja paralajmëruese të cilat po na i dërgojnë Yellowstone, Campi Felgrei në Itali dhe super vullkane tjera janë vetëm “alarm i rremë” dhe se me rrezikun e vërtetë do të ballafaqohen pasardhësit tonë, në mileniumin e ardhshëm. Mirëpo, kur nuk dihet…