Fati i qytetit tonë sot është në dorën e gjithsecilit, është shprehur kandidati i ASH-së, për kryetar të Komunës së Dibrës, Bekim Pocesta në profilin e tij në fejsbuk pasi kreu obligim qytetar duke votuar në njërin nga vendvotime në Dibër.

Jepni verdiktin tuaj masivisht. Të tregojmë vendosmëri, përgjegjësi dhe dinjitet.
Asgjë nuk është më me rrëndësi se vullneti i lirë i shprehur nëpërmjet votës. Sot vendoset e ardhmja, sot vjen ndryshimi.

Qetësi dhe maturi, Dibra mbi gjithçka ❤️