Kompanitë e mëdha, kur bëhet fjala për reklamimin e produkteve të tyre, shpeshherë nuk zgjedhin mjete.

Dhe, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një gjë e tillë këto ditë është parë edhe në rrugët e qytetit britanik, ku gjatë natës ishte vendosur një “polic i shtrirë”.

Përmasat e tij janë aq të mëdha, sa që edhe siç mund të pritej nuk ka mundur ta kalonte çdo veturë.

Dhe kur bëhet fjalë për reklamat, bëhet fjalë për një të tillë të bërë nga kompania Land Rover, veturë e cila ka arritur ta tejkalojë atë.