Një anëtar i policisë, në hyrje të Qendrës Klinike në Shkup ka abuzuar me ish gazetarin e ‘A1’ dhe Koha-ës Fitim Kryeziu, pasi ai ka pasur një emergjencë me nënën e tij, ai është munduar që sa më shpejt të jetë e mundur, të kaloj përmes devijimeve dhe të arrijnë në Klinikën për Kardiologji.
Kryeziu për A1on lidhur me incidentin tha se zyrtari ka abuzuar dhe e ka kërcënuar atë para të gjithë familjes, si dhe të gjithë qytetarëve të cilët ishin të pranishëm në heshtje dhe po na shikonin.
-Policët më kërcënuan, duke më zvarritur përgjatë trotuarit, pasi ato filluan që të më sulmojnë edhe fizikisht, për të vetmen aryse, pse kam vozitur jashta korsisë, teksa unë vozitja për shkak të emergjencës që kishta. Tha Kryeziu për A1on.
Siç pretendon ai, në mënyrë njerëzore i ka kërkuar vozitësit që ishte para tij, ta lejonte të shkonte përpara, ose t’i hapte krahun sepse bëhej fjalë për emergjencë, por polici këmbënguli me çdo kusht që Kryeziu duhet të kthehej.
-Kur fillova të diskutoj me policin, ai filloi me ton të lartë dhe më kërcënoi përsëri. Herën e parë e pyeta i thash të mos veprojë në këtë mënyrë sepse, edhe pse ai është një polic, ligji nuk e lejon atë, thotë Kryeziu.
Mbi të gjitha, policët që më parë sulmuan verbalisht Kryeziun, dhe pastaj u përpoqën edhe fizikisht, e kërcënuan edhe me një gjobë.
– Pasi ai kërcënoi të më shkruante një dënim, unë i thash se e kundërshtoj, pas së cilës më kapi dorën dhe ma përsëriti edhe njëherë se do të më tërheqte nëpër trotuar. Këtu ka një problem të madh. Ajo që bëri ai nuk i përshtatet një oficeri të policisë, dëshmon Kryeziu.
Gazetari i sulmuar pohon se identiteti i policit është i njohur për të, thuhet për personin SZ. Ai ia raportoi rastin Ministrisë së Brendshme dhe të gjitha organeve kompetente.
– Do të doja të transmetoja ngjarje të tilla në media, pasiqë njerëzit nuk ndihen të sigurt dhe të rehatshëm për të komunikuar me një anëtar të policisë. I kërkoj organeve të MPB-së të marrin masa urgjente kundër policit Said. Asnjë oficer i policisë nuk mund t’u drejtohet në atë formë qytetarëve, i thashë atij se unë nuk jam një kriminel, që ai të sillej në atë formë me mua, tha Kryeziu.