Akuzë kundërvajtëse është ngritur ndaj zëvendëskryeministrit Bujar Osmani për shkelje të Ligjit për Trafik Rrugor. Në një video ku ai vetë e postoi ditë më parë, ai vërehet duke vozitur, por ndërkohë ai flet në telefon dhe kalon një linjë të plotë të rrugës, përcjel Fol.

Nga MPB thonë se ata i kanë shqiptuar dënimin zv.ministrit Osmani për kundërvajtje në trafik sipas ligjit të sigurisë së trafikut.

Përndryshe, Osmani gjatë inspektimit ka hasur në parregullsi, kështu në Agjencinë për Administratë kishte vërejtur se dygjuhësia nuk është implementuar kështu që menjëherë e ka marrë në telefon drejtorin e kësaj agjencie duke i kërkuar llogari.