Pajisje për punë të vjetëruara dhe jofunksionale, ushqim jocilësor dhe jo të rregullt dhe një numër i madh i orëve jashtë orarit të papaguara, janë problemet për të cilat vite me radhë alarmonte Sindikata e Pavarur e Policë (SPM). Ndërsa tani këto janë çështjet që ka ngritur edhe Sindikata e Policisë së Maqedonis (SPM). Ata thonë se urgjentisht duhet të fillojë dialogu me qeverinë e re.

 

Nëse nuk ndërmerren masa me kohë, nga SPM nuk përjashtojnë mundësinë e grevës nga ana e policisë.

Në listën e prioriteteve të SPM që urgjentisht duhet të zgjidhen është edhe shpërndarja e policëve që kanë kaluar praktikën dhe pagesa e zyrtarëve policorë të punësuar në Policinë Financiare dhe Drejtorinë për të Ardhura Publike dhe Doganat.