Dy shtetas të Kosovës që po punonin në Shkup, janë arrestuar nga Policia për shkak të dyshimit se nuk e kanë të rregulluar qëndrimin në Maqedoninë e Veriut, derisa po punonin në një objekt ndërtimi, transmeton Portalb.mk.

“Punonjësit policor nga SPB-Shkup në bashkëpunim me inspektorët nga Inspektorati i punës kanë kryer kontrolle në një objekt ndërtimi në rrugën “Llazo Tpovski” në Shkup, ku nënkontraktor ishte një kompani nga fshati I Shkupit, Sfillare e Epërme”, raportojnë nga Policia.

Raportohet që gjatë kontrollit janë privuar nga liria dy shtetas nga Kosova 20 vjeçari G.L. dhe 59 vjeçari Xh.K. për shkak se ishte konstatuar se nuk e kanë të rregulluar qëndrimin këtu. Ndaj tyre është paralajmëruar ndjekje e procedurës, pas dokumentimit të rastit.