“Sektori për punë të brendshme Tetovë, informon qytetarët se në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, deri më tani nuk është denoncuar as edhe një rast ku ka pasur tentime për kidnapim të fëmijëve, apo diçka të ngjajshme.

Për këtë shkak, Sektori për punë të brendshme Tetovë, në mënyrë decide hedhë poshtë informacionet e trilluara dhe të pasakta, gjegjësishtë shpekulimet dhe të pavërtetat që dje dhe sotjanë publikuar nëpër disa rrjete sociale, goja se vetura e tipit ,,BMW,, ngjyrë e zezë, me targa të Shkupit, e drejtuar nga një burrë i moshuar, ka patur për qëllim që të kidnapojnë fëmij tek njëra nga shkollat fillore të Tetovës.

Me qëllim që të mos përhapen shqetësime të panevojshme, frigë dhe pasiguri, Sektori për punë të brendëshme Tetovë, edhe një herë oficialisht dematon lajmin e rrejshëm i cili është publikuar, dhe ju vërteton se nuk është regjistruar asnjë rast i këtillë në rajonin të silin e mbulon” thuhet në reagimin e policisë së Tetovës