Gjatë ditës së sotme (8-tetor), rreth orës 01 e 50 minuta, pjestarë të policisë nga Sektori për punë të brendshme-Tetovë, në fshatin Pallçisht i Epërm, kanë privuar nga liria personat A.A. (22) nga fshati Poroj dhe B.M. (27) nga Tetova, për arsye se gjatë kontrollit të kryer tek ata është gjetur kokainë. 

Dy personat në fjalë, kanë qenë me veturë “Passat” me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar personi A.A.

Të njëjtit janë mbajtur në Stacionin Policorë-Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përgaditet parashtresa adekuate.

© fol.mk