Nikolla Gruevskit, si ish-kryeministër, sipas ligjit, i ka kaluar 24-orëshi i mbrojtjes shtetërore prej gjashtë truprojave të punësuar nga Ministria e Brendshme. Por, Gjykata këtë fundjavë nuk kërkoi ndihmë nga SPB Shkup për të gjetur të dënuarin, përcjell Infomagazin.

Policia, sipas procedurës, pa urdhër të gjykatës nuk do ta kërkojë Gruevski. Kjo do të thotë se në përgjithësi nuk do t’i pyes gjashtë të punësuarit e Drejtorisë së gjashtë të Ministrisë së Brendshme, që e kanë siguruar ish-kryeministrin, ku është, cila është arsyeja pse ai nuk është në shtëpi, në qoftë se ai ka ikur apo diçka të ngjashme, ndërsa Gjykata Penale nuk ka dhënë një urdhër për një gjë të tillë, raporton SDK.

Ish-kryeministri sot nuk u shfaq as në Komisionin për ndryshimet kushtetuese, madje as në burg në Shuto Orizarë për të vuajtur gjobën prej dy vitesh.