Policia sllovene dhe kroate kanë arrestuar grupin kriminal të përfshirë në korrupsionin sportive, të cilët në mënyrë ilegale kanë vënë baste dhe përpjekjet për kurdisje të ndeshjeve futbollistike në disa vende, duke përfshirë Maqedoninë, Serbinë dhe Republika Çeke, kumton Europol, përcjell Fol.

Të gjitha të arrestuarit dyshohen për manipulimin e rezultateve të ndeshjeve futbollistike në ligat profesionale në Maqedoni, Serbi dhe në Republikën Çeke, pas së cilës kanë paguar shuma të larta të basteve tashmë të rezultateve të dakorduara, me qëllim për të siguruar fitime, kumtoi policia sllovene.

Kriminelët dyshohen se janë të përfshirë në kurdisjet e ndeshjeve futbollistike në Maqedoni, Serbi dhe në Republikën Çeke, kumton Europoli.

Zyra sllovene hetimore, e cila merret me krimin e organizuar dhe krimin ekonomik, përcjell Fol, tha se, hetimi në fjalë ka të bëjë me një organizatë kriminale, e cila përmes internetit ka organizuar plasimin e shumave të lartë për bast në Azi.

Grupi kriminal dyshohet se është i lidhur edhe me grupe të tjera në botë, si dhe me bastin e paligjshëm, e cila është bërë me qëllim për larje parash të shumave, siç është shitja e drogës.

Të arrestuarve në Kroaci dhe Slloveni u janë konfiskuar 35 pajisje elektronike, 32 telefona mobil, dy automjete personale, 19,600 euro dhe monedha të falsifikuara me vlerë prej 38,500 euro. /Fol/