Ministria e Brendshme po vazhdon aksionin e ndalimit të personave të dyshuar për ushtrimin e dhunës dhe rrahjen e deputetëve në Kuvend më 27 prill.  Deri tani sipas

Prokurorisë Themelore Publike ka ngritur kallëzime penale ndaj 15 vetave, që janë të dyshuar për rrahjen e deputetëve. Deri tani 7 persona janë arrestuar me kërkesë të PTHP-së janë nxjerrë para gjykatës dhe ju është shqiptuar vendimi: paraburgim. Ndërsa operacioni po vazhdon për ndalimin e të tjerëve. (INA)