Zëvendës ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Euroazijë, Hoyt Yee, i cili qëndron prej dje në Maqedoni për situatën në vend, sot duhet të vazhdojë takimet me shtetërorët e lartë dhe me kryetarët tjerë partiak në Kuvend.

Yee duhet të takohet me kryetarin e shtetit, Gjorge Ivanov, me kryetarin e OBRM-PDUKM Nikolla Gruevski dhe me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev si dhe ashtu siç kumtuar nga Ambasada e SHBA-së, do të ketë takim në mes kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe Yee, njofton AIM.

Kujtojmë se dje Yee zhvilloi takim me Ali Ahmetin e BDI-së, zyrtarë të LR-PDSH-së Arben Taravari, Bilall Kasami nga Lëvizja Besa si dhe Menduh Thaçi nga PDSH.