Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup pa kurrfarë paralajmërimi, mbrëmë realizoi kontroll në trafik, pas ankesave të shumta të banorëve se gjatë natës bëhen gara të shumta me motoçikleta. Gjatë natës SPB shqiptoi 30 masa sanksionuese për shkelje të ndryshme të rregullave të trafikut, duke filluar nga mos-bartja e helmetës mbrojtëse, mungesa e lejes për vozitje, vozitje në gjendje të dehur, skadim të regjistrimit e deri te tejkalimi i kufirit të shpejtësisë.

Shefja e Departamentit për Parandalim pranë SPB-së, Biljana Milevska paralajmëroi kontrolle të ngjashme edhe në ditët në vijim.

 Policia është e vendosur t’i thotë STOP kësaj dukurie dhe nga kjo nuk do të dorëzohemi! Gjithsesi se do të jemi prezent edhe ditëve në vijim, në mënyrë të vazhdueshme do të marrim masa intensive, me qëllim të vendosjes së sigurisë në trafik. Ne jemi shërbim publik dhe siguria e qytetarëve për ne është primare- tha Biljana Milevska, shefe e Departamentit për Parandalim pranë SPB Shkup.

Policia u apeloi të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe të kenë kujdes për sigurinë e tyre personale dhe të të gjithë pjesëmarrësve në trafik./Alsat-M