Një nga politikanët më aktivë gjatë protestës së sotme është kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Gazeta “TemA” shkruan se gjatë përplasjes mes policisë dhe protestuesve, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim është qëlluar me shkop, duke marrë plagë të lehta.

Nga ana tjetër, burime pranë kësaj medieje kanë treguar se gjatë seancës parlamentare, Kryemadhi ka tentuar të qëllojë Ramën me çizmen e saj, por pa rezultat.