Ish kryeministri Nikolla Gruevski sot ka akuzuar PSP se vetë kanë pranuar se bisedat e përgjuara, apo të ashtuquajturat bomba, që ata përdorën si dëshmi në të gjitha rastet, mund të ishin ndryshuar ose montuar,përcjell Fol.

Në seancën e sotme të rastit “Traektorja” ku u paraqiten 315 “bomba” si dëshmi prokurorja Lile Stefanova tha se i pandehuri nuk i ka marrë këto materiale për shkak të frikës së manipulimit me to.

Pas përfundimit,Gruevski theksoi se ishte i hutuar nga një akuzë e tillë nga prokurororja,e cila sipas tij, dëshmon se këto materiale tashmë ishin të mundshme për t’u montuar.

“Kishte një moment interesant, domethënë vetë prokurori tha se ekziston mundësia që pamjet mund të ndryshojnë, që do të thotë të futen pjesë në to.Ata nuk mund të jenë dëshmi, kjo dihet mirë nga gjykatat e apelit, por nën presionin e qeverisë ata kanë vendosur të përdorin ato si dëshmi. Dihet se PSP ka marrë këo incizime nga Zoran Zaev, kështu që ka shumgjasa që ato të jenë montuar më parë. E gjithë kjo është një persekutim politik – përfundoi Gruevski./fol.mk