Ministria e punëve të brendshme ka dalë me kumtesë zyrtare lidhur me incidentin e djeshëm në Bit Pazar të Shkupit, ku pas protestës para qeverisë u thyen dritaret e një autobusi. MPB njofton se bëhet fjalë për autobusin numër 50, pronë e Ndërmarrjes Komunale të Transportit. Pas masave të ndërmarra, policia ka arrestuar 22 vjeçarin A.M., transmeton Gazeta Lajm.

Ai është arrestuar në stacionin policor në Bit Pazar, kurse pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet padi adekuate. Policia po ndërmerr masa për pastrim të plotë të rastit.