Policia vendosi protokoll sipas të cilit do të duhet të veprojnë qytetarët që të realizojnë hyrje në shtet ose që duhet ta lëshojnë vendin gjatë karantinës së ardhshme 80 orëshe për disa qytete si dhe ndalesën për lëvizje në disa pjesë të qyteteve, informojnë nga MPB-ja.

“Qytetarët që do të hyjnë në shtet me test PCR të vlefshëm dhe negativ, do të mund të merren prej vendkalimeve kufitare, me çka personat që do t’i marrin paraprakisht do të duhet ta denoncojnë këtë në numrin e telefonit 192 ku do t’i lënë të dhënat e kërkuara. E njëjta vlen edhe për qytetarët të cilët duhet ta lëshojnë vendin (me dokumentacion valid, gjegjësisht bileta aeroplani), gjegjësisht personat të cilët do t’i transportojnë duhet paraprakisht të paraqiten në numrin 192”, qëndron në kumtesën e MPB-së, sa i përket nevojës për lëvizje të personave gjatë tri ditëve të ardhshme.