Shumë qytetarë të vendit dolën të zhgënjyer nga viti 2019. Pritjet e tyre ishin të mëdha ndërkohë që u realizua shumë pak nga ajo që ishte premtuar. Qytetarët e anketuar nga Alsat fajësojnë politikanët se po luajnë me fatin e popullit, posaçërisht të rinjve që detyrohen të largohen nga vendlindja e tyre.

“Nga politikanët nuk mund të presësh asgjë të mirë. Para zgjedhjeve të gjithë premtojnë dhe gënjejnë. Të rinjtë po ikin, të gjithë që do t’i pyesni thonë të përfundojnë studimet dhe të largohen. Djali im është larguar edhe tjetri dëshiron të largohet, bile edhe ne të moshuarit dëshirojmë të largohemi”

“2019 do ta mbaj mend për mosmarrëveshjet mes njerëzve gjë që nuk e dua”

“Keq, politikisht ishte një vit shumë i keq, populli është i zhgënjyer. Njerëzit nuk kanë për të blerë bukë, pensione shumë të vogla, papunësi, kush si gjendet largohet nga vendi, ndërsa në vend të huaj punojnë si skllevër”.

Ankohen edhe bujqit. Ndërsa shumë të tjerë thonë se investimet në infrastrukturë dhe shkolla janë realizuar vetëm në qytet, jo edhe në fshatra.

“Vit I korrupsionit. Nuk është punuar asgjë. Hiç, asgjë”.

“Për bujqit a kishte diçka në 2019? Pak, diçka pak. Në 2020 presim të bëhet më mirë, punësime të reja, të rinjve. Duhet të investohet në shkolla, në spitale, rrugë, gjithkund ku njeriu ka nevojë”

“Asgjë nuk është punuar, kush do të punoje. Në fshatra, në përgjithësi nuk është punuar asgjë, ndoshta në qytet po, por jo sa duhet”

Në Vitin që sapo kemi hyrë qytetarët presin më shumë investime dhe hapjen e vende të reja të punës për të rinjtë si dhe ndërtimin e çerdheve dhe shkolla të reja./Alsat