Ejup Berisha

Shqiptarët si komb ku bëj pjesë edhe unë me qenë të meçur dhe intelegjent siç kenë qenë më herët të parët tanë duke e përjashtuar këtu ish sistemin Komunist duhet të pastrojmë me strukturat politike të vjetruara e të harxhuara dhe duhet të instalojmë struktura të reja me kuadro gjithashtu të reja politike. Sa më shpejtë që është e mundur duhet thënë Stop apo boll- më politkanëve të vjetër dhe duhet sjellë në skenën politke njerëz të ri. Kështu veprojnë popujt e mençur dhe intelegjent ndërsa ata të prapambeturit vazhdojnë edhe më tej me po të njëjtat struktura dhe me po të njëjtit politikan. Ky duhet të jetë një veprim i ngutshëm dhe shumë i domosdoshëm i yni kombëtar me qëllim të relizimit të objektivit për ta bërë ndryshimin në skenën politike të vendit si një veprim primar e domosdoshëm demokratik. A e dini pse sepse strukturat e tanishme politike jo vetëmse nuk kanë çfar ofrojnë këto edhe nuk dinë se çfar të na ofrojnë më në politikë. Për të ofruar diçka të qëlluar të mirë dhe të domosdoshme në politikë ne duhet të kemi edhe politikanë gjë që si kemi askund një kohë të gjatë. Sot shumica e politikanëve janë bërë njerëz që merren me tregëti dhe afarizëm, me zejtari apo dhe me çdo gjë tjetër e asesi të njëjtët nuk merren me politikë. Kjo do të thotë se ne kemi munges politikanësh në ambientin tonë politik. Grupacionet aktuale politke jo vetëm që nuk dinë të merren me politikë por këto edhe nuk duan të lodhen duke u marrë me politkë. Më inteteson ta di se pse të njëjtët i shmangen marrjes me politkë kur këta këtë e kanë profesion primar politikën. Politkanët pra e kanë për detyrë që të përpilojnë propozime dhe të zbatojnë politika të ndryshme në shtet dhe në shoqëri e në vend të kësaj siç thash më herët ata merren krejtësisht me diçka tjetër.Po të merreshin pak me politikë ne sot do ta kishim jetën më të mirë dhe punët më në terezi do të thoshin të parët tanë në shtet dhe në shoqëri e jo siç i kemi taah katastrofë. Ne i kemi punët e tilla sepse politkanët tanë nuk angazhohen për asgjë në ambientin politik por këta tërë ditës meren me gjëra tjera. Prandaj ne duhet të vehemi në kërkim të politikanëve të cilët duhet të angazhohen që të punojnë në të mirën e shtetit dhe të shoqërisë që në fakt i bie që të punojnë në të mirën dhe në interesin tone si qytetarë.
Sqarim: Mungesa e politikanëve në ambinetin tonë politik më ngjanë në situatën e mungesës së deterxhenteve në mesin e viteve të tetëdhjeta e cila njihej si kriza e Faksit e që pati shkaktuar një kaos të vërtetë në shoqërinë tone, ku ne si qtetarë ishim të detyruar që të prisnim në rend me orë të tëra nëpër shitore për të blerë një pako me deterxhent për larjen e rrobave. Edhe kjo kriza e mungesës së politikanëve po manifestohet me pritje të gjata para institucioneve të ndryshme shtetërore dhe publike për tu takuar me ndonjë politikan por kjo asesi nuk po ndodh apo ne ka kohë që nuk mund të takojmë politikanë të cilët do të zotohen që do të na kryejnë ndonjë punë apo të na e realizojnë ndonjë kërkesë apo dhe nevojë tonën qytatare sepse politikanët janë tretur në drejtime të panjohura ndërsa dikush në emër të politikës po përfiton shuma marramendëse pasurishë pa bërë asgjë në ambientin politik.