Dy raste të dhunës familjare janë raportuar në 24 orët e fundit në SPB Tetovë. Në njërin rast një banore e Gostivarit fizikisht është sulmuar nga burri i saj, jashtë martese, ndërsa në rastin tjetër një banor i Shemshovës është rrahur nga babai i tij.

Zëdhënësi i SPP Tetovë, Marjan Josifovski deklaroi se 25-vjeçarja C.D. nga Gostivari e kishte raportuar rastin mbrëmë rreth orës dy pas mesnate dhe sipas dëshmisë së saj burri me të cili ishte jashtë martese SH.SH.(37) së pari ka filluar ta fyejë para mysafirëve të cilët kishin ardhur në banesën e tyre, pastaj fizikisht e kishte sulmuar duke e rrahur me grushte. Pas raportimit, Sh.Sh. është privuar nga liria, por pas bisedës në polici, është lëshuar.

“Po zbardhen hollësitë dhe do të pasojë parashtresë përkatëse”, deklaroi Josifovski.  /Fol/