Universiteti shteteror Nënë Tereza këtë vit akademik ofron 14 programe të akredituara të ciklit të parë dhe të dytë.
Pas një analize profesionale për nevojat e tregut të punës ky Universitet ka hapur programe të reja studimore dhe ka reakredituar edhe programet ekzistuese.
Rektori i universitetit, Aziz Pollozhani bën të ditur programet studmore që do të ofrohen këtë vit duke shpresuar që interesimi i studentëve për shkencat teknike dhe sociale të rritet per shkak te karakterit apo profile defiçitarë që kanë.
”Ne kemi ndarë inxhinierinë ekonomike në menaxhim industrial dhe ekonominë e endërmarrësisë. Inxhinierinë e mbrojtjes së ambientit në vendet epunës për të cka tregohet interes nga tregu i punës. Në shkencat sociale kemi katër programe studimore si gerantologji për mosht e shtyera, kemi gazetari dhe komunikim, sport dhe fushat sportive, asdministrim publik si dhe studime euroaziatike”, tha rektori i UNT-së, Aziz Pollozhani, njofton TVM2.
Studentët e UNT së kanë shfrytëyuar hapësirat e UEJL-së, Lidhjes së Sindikatave dhe hapsirat e Shkollës Fillore, Kongresi i Manastirit.
Ndërkohë Rektori Pollozhani thotë se do të bëhen përpjekje intenzive për krijimin e kushteve infrastrukturore për studentët.
“Shpresojmë të përmbushim kërkesat jo të pakta nga ana e studentëve sepse Shkupi është qendra administrative politike e shtetit,ne jemi duke bërë përpjekeje intenzive për krijimin e kushteve infrastrukturore besoj se në shtator do të jemi gati për pranimin e një numri më të madh të studentëve”, deklaroi rektori i UNT-së, Aziz Pollozhani.
Sipas Rektorit Pollozhani UNT do të ketë bashkëpunim me Universitetet e tjera në vend me qëllim që studentëve tu ofrohet studim cilësor.