Sekretari i jashtëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pompeo, i ka bërë presion aleatëve të tij perëndimorë mbi ndalimin e përdorimin e teknologjisë kineze. Ai ka kërkuar nga Gjermania që kompanisë kineze Huawei t’ia ndalojë veprimin në këto vende.

Ai këto paralajmërime i bëri gjatë takimit me ministrin e punëve të jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass, i cili deri më tani qëndroi në krah me Francën dhe Britaninë e Madhe duke refuzuar kërkesat amerikane.

“Ekziston rreziku që ne të ndërrojmë sjelljen tonë kur bëhet fjalë në dhënien e qasjes në të dhënat e SHBA-së, ne do t’i kërkojmë që ata të veprojnë me pajisjet të cilat i kanë” tha ai.

“Ne nuk mund të lejojmë qasje në të dhëna të qytetarëve privat ose të dhëna në siguri kombëtare” shtoi ai në një konferencë, raporton Euronews, transmeton Gazeta Express.

Pompeo, më vonë u takua edhe me kancelaren gjermane, Angela Merkel, për biseda të shkurtra, e që më pas u nis për në Zvicër, duke e përshkruar Gjermaninë si “të mrekullueshme, partner të rëndësishëm dhe aleat të SHBA-së”.

Merkel në fakt mbrëmë ishte kthyer nga një vizitë në SHBA, ku edhe mbajti fjalim për të diplomuarit e Harvardit, prej të cilëve kërkoi që “t’i shkatërrojnë muret e injorancës”, dhe të kërkojnë të vërtetën e jo gënjeshtrat.