Sipas Zoran Popovskit, drejtor në Agjencinë për ushqim dhe veterinari (AUV), nuk ka raste të reja të gripit të shpezëve në Maqedoni. Ai thotë se situata është duke u përcjellur me vëmendje të lartë.

Popovski bëri të ditur se në vendet fqinjë, si në Bullgari dhe Serbi, janë regjistruar raste të reja të pranisë së gripit të shpezëve, duke shtuar se mundësitë për rikthimin e gripit të shpezëve në Maqedoni janë ulur shumë.

Popovski bëri të ditur se do të fillojnë me procedurën e dëmshpërblimit të farmës së pulave në Moroishtë të Strugës pasi që të jetë pranuar kërkesa zyrtare e tyre.