Transparenca dhe llogaridhënia e Qeverisë dhe përcaktimi ndaj mediave të pavarura dhe profesionale kanë qenë temë e bisedës së ministrit për Komunikimeve, Llogaridhënies dhe Transparencës Robert Popovski me ambasadorin italian Karlo Romeo.

Nga pres-shërbimi qeveritar informuan se ambasadori Romeo e ka përshëndetur transparencën dhe llogaridhënien e Qeverisë dhe ka shprehur gatishmëri për ndihmë dhe mbështetje në pjesën e transmetimit të përvojave rreth llogaridhënies ndaj opinionit dhe kushtet për funksionim profesional, të pavarur të mediave.

Ministri Popovski ka shpjeguar se është vendosur sistem transparent dhe llogaridhënës i informimit të mediave dhe opinioni për çështjet nga interesi publik, shoqëror dhe qytetar dhe ka shprehur pritje se do të kenë mbështetje nga opozita për ndryshimet e Ligjit për shërbime audio dhe mediale audiovizuale.

“Qytetarëve u premtuam punë llogaridhënëse dhe transparente të Qeverisë. Gjithashtu, u zotuam edhe në krijimin e kushteve për punë profesionale dhe të pavarur të RTVM-së, Agjencisë për shërbime audio dhe mediale audiovizuale dhe të gjithë mediave në Maqedoni dhe ndryshimet në Ligj janë në këtë drejtim. Pres që të kemi mbështetje dhe mirëkuptim edhe nga opozita për ndryshimet e Ligjit që janë dërguar tanimë në Kuvend, duke pasur parasysh se ndryshimet në sferën mediale janë midis vërejtjeve kyçe në të dy raportet e Rajnhard Pribesë, si dhe obligimi nga Marrëveshja në Përzhinë”, ka thënë Popovski në takim. /Fol/