Partia e parë shqiptare, PPD, përpos Tetovës, do të garojë edhe në komunën e Bogovinës.

PPD në komunën e Bogovinës, do të garojë me prof.dr. Vebi Xhemailin, njofton Zhurnal.mk

Ky i fundit njihet si një ndër themeluesit të PPD-së, gjithashtu është një ndër themeluesit e Universitetit të Tetovës.

Xhemaili ka qenë kryetarë komune në Bogovinë gjatë periudhës 1996-2000. Njëkohësisht është profesor i rregullt i historisë pranë Universitetit të Tetovës.