je në lokalitetet Shipkovicë dhe Reçicë e Madhe Partia për Prosperitet Demokratik mbajti tubime parazgjedhore ku të pranishmëve u foli Abduladi Vejseli, bartës i Listës zgjedhore në Njësinë numër 6.

Kryetari Vejseli me këtë rast theksoi se vendi është në krizë të madhe ekonomike, politike e sociale dhe se partitë politike duhet të gjejnë rrugëdalje për ta tejkaluar këtë krizë.  Nga kjo krizë Maqedoninë nuk mund ta nxjerrin politkanë të korruptuar sepse tash nuk është koha e para 26 viteve kur krejt regjioni ishte në krizë  për ta rruajtur paqën.

Vejseli gjithashtu theksoi se PPD e filloi aktivitetin e saj në kushtet e okupimit të Kosovës dhe krizës së rëndë ekonomike të Shqipërisë kurse sot kemi një Kosovë të lirë dhe të pavarur një Shqipëri ekonomikisht të fortë dhe anëtare e NATO-s dhe një kapiatl të UÇK-së dhe Marrëveshtjes së Ohrit.

Në Shipkovicë të pranishmëve iu ofrua platforma për zhvillimin e blegtorisë dhe bujeqësisë, me theks të veçantë subvencionet për prodhimet ekologjike si ardhmëri e industrisë ushqimore si dhe ndërtimit të kapaciteteve të grumbullimit të prodhimeve bujqësore dhe plasimit të tyre në treg.